Site icon Telegrafi

Krasniqi takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutohet për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin e Japonisë për Kosovën, Ogasawara Mitsunori.

Sipas njoftimit të Krasniqit në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe për mundësitë e thellimit të bashkepunimit mes dy popujve dhe shteteve tona.

“Pjesa e krenarisë së përbashkët në diskutim lidhej me suksesin e xhudistëve tanë në garat ndërkombëtare, veçanërisht medaljet e arta të xhudisteve tona në Tokyo, në sportin tradicional të Japonisë”, ka shkruar tutje Krasniqi në Facebook.

“Japonia ka dhënë shumë për shtetndërtimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë”.

Miqësia e Japonisë është vlerë e madhe e shtetit tonë, përfundon shkrimin e tij i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Exit mobile version