Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar mbështetësit e tij në fshatin Mushtisht.
Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetje, transmeton Telegrafi.
“Mbrëmë, në Mushtisht, morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë, të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë. Faleminderit për pritjen, ngrohtësinë dhe mbështetjen e sinqertë, Mushtisht! Thirrja juaj është misioni ynë: Kosovën do ta bëjmë MaMirë”, thuhet në postimin e tij.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt./Telegrafi/