Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e PDK-së, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.
Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi tha se Szunyog i shprehu qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush.
“Ky është vizioni e misioni historik i shtetit dhe popullit tone”.
Sipas Krasniqit, qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit.
Deputeti i PDK-së konsideron se vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara.
“Ambasadorin Szunyog e falënderova për angazhimin e tij dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rolin e saj konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë”, shkroi Krasniqi.