Site icon Telegrafi

Krasniqi shtron iftar për Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e BIK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka shtruar iftar për Myftiun, Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji.

“Sonte, kisha kënaqësinë ta kem në iftar Myftiun Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës. Përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji”.

“Uroj që frymëzimi i këtij muaji, për të bërë vepra të mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të na përcjellë gjatë gjithë kohë”.

“Myftiun e përgëzova për punën e vlefshme të BIK-ut në ndihmë nevojtarëve dhe e falënderova veçanërisht për mbështetjen e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha marshit paqësor për drejtësi, në solidarizim me themeluesit e UÇK-së në Hagë. Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version