Site icon Telegrafi

Krasniqi: I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku humbën jetën dy persona

Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se është i tronditur nga vërshimet në qytetin e Pejës, ku si pasojë dy qytetarë kanë humbur jetën.

Ministri ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Pejës, që t’i dalin në ndihmë qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij.

Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, thotë ai,

Tutje, Krasniqi ka ngushëlluar familjen që ka humbur të dashurit e tyrë gjatë ditës së djeshme.

“Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, thekson ai.

Nga vërshimet e së shtunës në qytetin e Pejës kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version