Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për punën shumëvjeçare të Berishës.
“Në këtë ditë të ndarjes së tij nga jeta, shpreh mirënjohje e respekt për punën shumëvjeçare të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i cili pjesën më të gjatë të jetës së tij ia dedikoi demokratizimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/