Telegrafi

Krasniqi shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë (Video)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi e ka filluar edicionin e ri në Malajzi me paraqitje shumë të mirë.

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar mes skuadrës së tij Kedah përballë Pulau Pinang, Krasniqi ka shënuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Goli i tij është vlerësuar lartë në Malajzi pasi të gjitha mediat e kanë krahasuar me portugezin Cristiano Ronaldo.

Gjithsesi Krasniqi mbetet njëri nga lojtarët më të famshëm në shtetin aziatik, pasi ka ndodhur që tifozët t’ia vënë fëmijëve emrin e kosovarit. /Telegrafi/