Liridon Krasniqi ka vazhduar me formë të mirë në futbollin e Malajzisë.
Mesfushori nga Kosova ishte titullar si gjithnjë me skuadrën e tij Kedah në gjysmëfinalen e Kupës FA.
Kedah ka shënuar fitore tek Terengganu me rezultat 0-3, ndërsa pas dy ndeshjeve ka kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Krasniqi ishte vendimtar në këtë fitore, pasi shënoi golin e parë në ndeshje vetëm pas katër minutave lojë.
Ai u shërbye mirë në zonë dhe me një goditje të fortë mposhti portierin vendas.
Kedah në finalen e madhe do të takohet me skuadrën Pahang. /Telegrafi/