Robin Krasniqi është rikthyer në ring dhe te fitorja në boks.
Boksieri nga Kosova është përballur me rusin me pasaportë belge Timur Nikarkhoev.
Në këtë meç spektakolar u zhvilluar pesë raunde, pasi kundërshtari i Krasniqit u dorëzua dhe nuk ishte në gjendje për ta vazhduar luftën.
Ka qenë një duel shumë i mirë ku Krasniqi tregoi forcën e tij duke i dhënë disa goditje të fuqishme kundërshtarit të tij.
Ky meç nuk ishte për ndonjë titull, por fitorja i ndihmon boksierit kosovar që të kthehet në të ardhmen në luftërat për titujt e botës.
Me këtë fitore, Krasniqi e qon në 52 numrin e fitoreve, teksa ka edhe shtatë humbje. /Telegrafi/