Site icon Telegrafi

Krasniqi: Refuzuam të bëhemi pjesë e cirkut të opozitës

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sot kanë refuzuar të bëhen pjesë e cirkut të opozitës, pasi ata po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të imponuar lojën e tyre, bashkë me agjendën që dëshirojnë t’i diskutojnë.

Sipas tij, është e pakuptimtë të bëhet debat pasi tash është koha që Qeveria të punojë, pasi për punën e Qeverisë do të flitet vazhdimisht në Kuvend.

“Ne nuk do të marrim pjesë në seancën e sotme. Besojmë se debati parlamentar për programin qeverisës duhet të bëhet në momentin e finalizimit dhe prezantimit të tij nga ana e Qeverisë”, tha Krasniqi, për Klan Kosova.

Ai ka thënë se janë disa individë në opozitë të cilët po tentojnë të sjellin frymën raciste në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version