Telegrafi

Krasniqi priti “demokristianët e rinj”

Dedë Abazi e njoftoi kryetarin Krasniqi lidhur me synimet dhe qëndrimet e LRD-së.

“Ka kohë që demokristianët e Kosovës janë në një periferi të zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovë, gjë e cila nuk është në dobi të Kosovës”, tha Abazi.

Sipas tij, Kosovës i duhet një subjekt i mirëfilltë demokristian, me një frymë të re dhe energji të reja për ta ndihmuar Kosovën dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, i përgëzoi demokristianët dhe iu uroi suksese atyre.

Në takim i bisedua për ligjin aktual zgjedhor, i cili sipas LRD-së, është i dëmshëm për zhvillimin e demokracisë.

LRD kërkoi që ky ligj të ndryshojë me qëllim që mos të diskriminohen partitë më të vogla. /Telegrafi/