Telegrafi

Krasniqi priti delegacionin nga Deçani

Kryesuesi i këtij Këshilli, Adem Lushaj, shpalosi gjenezën e këtij problemi, duke prezantuar shqetësimet që, sipas tij, ky vendim ka ngjallur të qytetarët e këtij lokaliteti.

Ai foli për pengesat që shkaktohen në lirinë e qarkullimit, veprimtarinë hoteliere të zonës, si dhe turizmin në përgjithësi.

Kryeparlamentari Krasniqi, pasi dëgjoi të gjitha shqetësimet e ngritura, theksoi se për zgjidhjen e problematikave të kësaj natyre, duhet ndjekur procedurat përkatëse ligjore, ka njoftuar Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/