Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Një gjë e tillë pritet të zyrtarizohet sot në konferencën për media që ka ftuar kreu i PDK-së, mëson Telegrafi.
Krasniqi pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme këtij subjekti politik i është bashkuar ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama./Telegrafi/