Telegrafi

Krasniqi: Priteni Limajn, ose ikëm!

Burime të besueshme të gazetës “Zëri”, brenda PDK-së kanë treguar se në kërkesën e tij, Krasniqi ia ka bërë me dije Thaçit se Limaj nuk dëshiron që t’i falet ndonjë pozitë në parti, por ai është i interesuar që të jetë i lirë, të marrë pjesë në zgjedhje të brendshme dhe ta marrë pozitën që e meriton.

“Jakup Krasniqi e ka sqaruar se Kuvendi mund të shtyhet pa problem sepse Partia Demokratike e osovës në bazë të statutit të saj mund edhe dy vjet të mos mbajë zgjedhje”, tregon burimi për përmbajtjen e letrës.

Dërgimin e kërkesës për shtyrjen e Kuvendit Zgjedhor të mërkurën e ka konfirmuar edhe vetë kryeparlamentari Krasniqi. “Arsyeja (e kërkesës për shtyrje të Kuvendit) është se Fatmiri nuk ka mundësi të jetë dhe të bëjë garë për pozitën që ai do ta kërkonte. Shtyrja nuk bie ndesh me statutin, përkundrazi, mbajtja bie ndesh me statutin”, është përgjigjur ai.

Krasniqi e Limaj e braktisin PDK-në?

Respektimi ose jo i kërkesës së Krasniqit nga ana e Thaçit do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në fuqinë që do ta ketë në të ardhmen Partia Demokratike e Kosovës. Burimi i gazetës brenda kësaj partie ka sqaruar se Krasniqi ia ka bërë me dije Thaçit se nëse nuk e merr parasysh kërkesën për shtyrje të Kuvendit, atëherë gjasat që ai dhe Limaj t’i ndajnë rrugët me PDK-në janë shumë të mëdha. /Telegrafi/