Telegrafi

Krasniqi pranon humbjen, por ka edhe një ankesë në llogari të gjyqtarit

Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi ka reaguar në Facebook për humbjen që e pësoi nga boksieri armen Arthur Abraham, i cili tani i bëhet e mundshme që të garojë për titullin WBO.

Në një status në FB Krasniqi ka thënë se e pranon humbjen mirëpo është ankuar në disa goditje të palejueshme të Abrahamit, të cilat sipas boksierit shqiptar, nuk i takojnë boksit.

“Miq të dashur, ju falënderoj nga ZEMRA për mbështetjen tuaj madhështore në duelin më të madh të karrierës time. Abraham të shtunën fitoi me 1 ose 2 raunde epërsi ndaj meje dhe ia uroj fitoren, por ai shpesh-herë përdori goditje të palejueshme që nuk i takojnë sportit të boksit. Megjithatë e pranoj humbjen dhe do të mësoj shumë nga ajo”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund Krasniqi ka premtuar se do të rikthehet edhe më i fuqishëm.