Site icon Telegrafi

Krasniqi: Populli i Kosovës është me Turqinë në këtë periudhë të rëndë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për popullin turk pas tërmetit që tronditi Turqinë, mëngjesin e së hënës.

Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Krasniqi ka thënë se populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë.

“Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme.

Lexo po ashtu Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë përmes FSK-së

Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk. Presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta.

Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë”, shkroi ai.

Ndërkaq, sipas raportimeve tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka lënë të vdekur më shumë se 500 njerëz.

Numri vazhdon të rritet, teksa kërkimet vazhdojnë nën gërmadha, njofton Telegrafi.

Exit mobile version