Liridon Krasniqi po shkëlqen në futbollin e Malajzisë me skuadrën e tij Kedah.
Mesfushori nga Kosova ka shënuar edhe në ndeshjen e fundit ku skuadra e tij Kedah.
Kedah arriti të fitonte 2-0 ndaj Pahang ndërsa Krasniqi shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 88.
Vitiasi vrapoi nga goli në gol në një kundërsulm të shpejtë për të shënuar golin e qetësisë në paraqitjen e 100 jubilare për Kedah.
Goli ndaj Pahang ishte i gjashti në nëntë takime për Liridonin derisa ka bërë edhe katër asistime.
Por edhe pse po shkëlqen dhe është njëri nga mesfushorët më produktiv nga Kosova, Liridoni vazhdon të mbetet jashtë listës së Përfaqësueses.
Fillimisht ishte trajneri Albert Bunjaku që nuk e grumbulloi ndërsa tani përzgjedhësi i ri Bernard Challandes që nuk i ka dërguar që dy grumbullime ftesë.
26-vjeçari ka luajtur për Kosovën që nga viti 2014 në ndeshjet miqësore, por më nuk është ftuar pas pranimit me të drejta të plota. /Telegrafi/