Ministri Krasniqi tha se ky është një tregues se sporti kosovar po hap përfundimisht dyert e izolimit dhe tash po vjen koha e prezantimit të barabartë. Me theks të veçantë në këtë takim është biseduar për përgatitjet e përfaqësueses së Kosovës në hendboll për kualifikimet për botërorin në vitin 2015.
“Ne do të jemi përkrahës të hendbollit ashtu siç edhe kemi qenë gjithmonë dhe jo vetëm për hendbollin. Aq më tepër përkrahja jonë tashmë do të rritet pasi edhe do të kemi edhe një përfaqësuese që do të na përfaqësojë në gara të rëndësishme ndërkombëtare”, tha ministri Krasniqi, teksa ka përgëzuar kryetarin Saraçini për punën e madhe që po bën për masivizimin dhe rritjen e cilësisë në hendboll.
Kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini njoftoi ministrin për punën që kanë bërë deri tash dhe përgatitjet për procesin përfundimtar të anëtarësimit në IHF, si dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Ai falënderoi ministrin Krasniqi për mbështetjen, duke e vlerësuar atë si tejet domethënëse për të arriturat që ka shënuar hendbolli kosovar. /Koha/Telegrafi/