Site icon Telegrafi

Krasniqi përballë Ermisit

Dueli do të zhvillohet në kategorinë super të mesme dhe do të jetë një sfidë e radhës për Krasniqin që të ngrihet më lart në renditjet botërore në këtë kategori.

Krasniqi 28-vjeçar vendosi të zbresë një kategori më poshtë në tetor, nga ajo gjysmë e rëndë në atë super të mesme. Në kategorinë super të mesme kishte boksuar në fillim të karrierës, para se të arrinte suksese në atë gjysmë të rëndë. Dy herë ai pati rastin për të boksuar për titull bote në kategorinë gjysmë të rëndë, por në të dyja rastet dështoi. Tash synon luftën për titull bote në kategorinë super të mesme.

Krasniqi, që në ringun profesionist njihet me emrin Robin, ka 44 fitore (17 KO) e katër humbje.
 

Exit mobile version