Telegrafi

Krasniqi për masakrën e Reçakut: Nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se masakra e Reçakut dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë.

Krasniqi përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se vrasja 45 civilëve në Reçak në gjakftohtësi dhe me paramendim, ishte krim kundër njerëzimit – çka me të drejtë e cilësoi edhe Ambasadori William Walker.

“Krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë dhe për to nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend.

Sot, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak për të kujtuar viktimat e kësaj masakre. Lavdi të përjetshme martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/