Site icon Telegrafi

Krasniqi: Për Majlindën e shpenzoj tërë buxhetin

Gjatë një debati në Info Magazine Klan Kosovës, ai tha se ndjehet i nderuar që arriti ta ndalë Kelmendin që të mos garojë për ndonjë shtet tjetër në kohën kur ofertat për pejanen ishin shtuar nga shumë shtete si Turqia dhe Azerbajxhani.

“Do të ishte e pafalshme sikur ne të lejonim largimin e saj”, është shprehur Krasniqi, ndërsa transmeton Express.

Kjo gjë, sipas tij, u bë e mundur falë mbështetjes financiare që ministria që ai drejton po u jep sportistëve kosovarë, kur ata triumfojnë në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Ministri shoti se nuk do ta kishte problem ta shpenzojë tërë buxhetin e MKRS-së duke shpërblyer sportistët kosovarë që triumfojnë në gara ndërkombëtare, siç është Majlinda Kelmendi.

Kujtojmë që krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rio de Janeiro të Brazilit, duke e mposhtur në finale brazilianen Erika Miranda./Telegrafi/

Exit mobile version