Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur sot sërish.
Pas takimit, deputeti Memli Krasniqi, ka bërë me dije se ata do të marrin pjesë në seancën e 4 shtatorit ku do të diskutohet për kufijtë.
“Ne e rikonfirmojmë mendimin tonë që e shprehu edhe dje kryetari Veseli – jemi pro dialogut dhe e shohim si instrument të mirë për të arritur qëllimet e Kosovës pa e cenuar integritetin territorial”.
“Do të marrin pjesë në seancën e 4 shtatorit, këto qëndrime qe tash i kanë partitë tjera ne i mbrojmë shumë gjatë si PDK”. /klankosova/