Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se zgjedhja e Kadri Veselit do ta forcojë këtë subjekt, duke vazhduar me zhvillimin dhe integrimin e vendit.
“Nënë udhëheqjen e Hashim Thaçit, Partia Demokratike e Kosovës, është bërë partia më e madhe në vend”, tha ai.
Sot është duke u zhvilluar dita e dytë e Konventës së jashtëzakonshme të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në përmbyllje të Konventës, do ta shpalosë vizionin e tij politik për PDK-në dhe për Kosovën.