Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për ofertat e mundshme që PDK ka pranuar nga LDK dhe LVV.
Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK dhe LVV edhe kur nuk kanë mundur të arrijnë koalicion kanë dërguar mesazhe në adresë të PDK-së për bashkëpunim, përcjell Telegrafi.
“Koalicionin e arritën në fund pas një darke që kanë pasur me Borrellin prandaj edhe ky njihet si kumbara i koalicionit LDK-LVV”.
“Deri atë ditë [darka me Borrellin] ka pasur mesazhe nga të dyja palët për bashkëpunim, por qëndrimi ynë ka qenë absolut për të qëndruar në opozitë”.
Krasniqi ka thënë se ka një kredibilitet dhe nuk zbulon biseda që janë zhvilluar në konfidencialitet.
Nënkryetari i Kuvendit thotë se edhe tash ka pasur mesazhe por nuk i kanë trajtuar pasi nuk dëshirojnë që në asnjë kombinim të futen në qeveri./Telegrafi/