Telegrafi

Krasniqi: PDK-ja nuk e rrëzon qeverinë Haradinaj

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do ta përkrahin iniciativën e opozitës për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Sipas tij, opozita kosovare do të dështojë në iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, pasi as vetë nuk janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Shefi i deputetëve të PDK-së Memli Krasniqi, në një intervistë për “Zërin” ka shtuar se LDK-ja nuk ka interes për zgjedhje derisa është në një proces zgjedhor e aq më pak kur ky proceset po përcillet me probleme të ndryshme.

Nënkryetari i PDK-së në këtë intervistë ka folur edhe për vendimin e kreut të partisë Kadri Veselit për largimin nga pozita të zyrtarëve me aktakuza, duke paralajmëruar se një sërë veprimesh dhe vendimesh të tjera do të pasojnë edhe në të ardhmen, por pa precizuar se për çfarë veprimesh konkretisht bëhet fjalë.