Haxhi Krasniqi ka folur pas duelit ndaj Doberstein, ku ai u shpall kampion bote në kategorinë super të lehtë në boks.
Pas dy humbjeve, Haxhi Krasniqi u shpall kampion, duke u treguar i pakapshëm për kundërshtarin, të cilin e shkatërroi sidomos në vendin e 11-të, shkruan Telegrafi.
“Ishte duel shumë i vështirë, ishte një duel ku pa përkrahjen e publikut kurrë nuk do të kisha fituar”.
“Kam punuar shumë që të vij deri në këtë ditë. Dua të komplimentoj kundërshtarin për duelin mjaft të fortë. Ishte ndeshje shumë e vështirë. Falënderoj të gjithë, sidomos stafin teknik, të gjithë të pranishmit të cilët më motivuan me fjalë të mëdha”.
“Ju përshëndes të gjithë shqiptarët që ishit ktu, ju dua shumë gjithmonë do të luftoj me zemër”, deklaroi Krasniqi pas duelit. /Telegrafi/