Site icon Telegrafi

Krasniqi: Partitë tjera kanë traumë nga fitoret e PDK-së (Video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se shprehja “kontrabandim i deputetëve”, është një shprehje përmes së cilës partitë politike po i nënçmojnë deputetët që i kanë pasur në listë.  

Ai ka theksuar për Telegrafin se “tash ata po i tregojnë si mall, sepse malli kontrabandohet. Edhe njerëzit kontrabandohen, por dihet se ajo është diçka e keqe dhe ilegale.

“T’iu thuash deputetëve, që i ke në listën tënde se po kontrabandohen, është e turpshme. Asnjë mandat që nga viti 2007, nuk ka ndodhur që dikush të mos ketë lëvizje nga partia ose qëndrimi i saj. Kanë ikur prej PDK, por edhe kanë ardhur në PDK, kanë ardhur në VV, por kanë ikur edhe nga VV-ja. Njëjtë edhe nga AAK-ja”, ka thënë ai.

Krasniqi ka theksuar se se vet sistemi i listave të hapura, e mundëson që mandati t’i takoj deputetit dhe jo partisë, dhe këto parti sipas tij, nuk duhet t’i nënçmojnë deputetët e vet.

Ai duke folur për refuzimin e VV-së dhe LDK-së, për të bërë koalicion me PDK-në, ka theksuar se “partitë tjera kanë traumë nga PDK-ja, dhe në të njëjtën kohë duan të bëhen si ne”.

“Jemi e vetmja parti që për 10 vite rresht nuk kanë pasur mundësi të na mposhtin, andej edhe reagojnë kështu”, ka shtuar Krasniqi./Telegrafi/

 

Exit mobile version