Telegrafi

Krasniqi nuk ndalet së shënuari, Kosova e harron (Video)

Mesfushori kosovar, Liridon Krasniqi ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme.

Anëtari i harruar nga Përfaqësuesja e Kosovës është duke kaluar nëpër një formë fantastike ku po shënon gola rregullisht dhe po asiston.

Së fundmi ai ka realizuar një gol vendimtar për skuadrën e tij Kedah që mposhti PDRM me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Malajzisë.

Krasniqi shënoi golin vendimtar për ekipin e tij në minutën e 81-të nga pika e bardhë, ndërkohë ai pas ndeshjes mori edhe çmimin si futbollisti më i mirë.

Lexo po ashtu Lind fëmija në Malajzi, prindërit e pagëzojnë me emrin e futbollistit shqiptar (Foto/Video)

Është për çudi se si një lojtar shënon 10 gola dhe bënë 10 asistime ndërsa nuk ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Në pozitën e tij si mesfushor ka disa lojtarë që nëpër klubet e tyre nuk luajnë më shumë se 15 minuta dhe përsëri ftohen.

Mbetet të shihet nëse Krasniqi do të ftohet në herët e ardhshme nga përzgjedhësi Albert Bunjaku pasi forma e tij është gjithnjë e më shumë në ngritje.

Kujtojmë që Krasniqi ka luajtur më parë edhe në Evropë tek skuadra ceke Mlada Boleslav si dhe në Turqi tek Osmanlispor. /Telegrafi/