Site icon Telegrafi

Krasniqi nuk ndalet duke shënuar

Mesfushori kosovar, Liridon Krasniqi ka vazhduar me formë të mirë në Malajzi.

Skuadra e tij Kedah u përballë me PKNP në kuadër të Kupës FA në Malajzi.

Kedah arriti një fitore të thellë duke mposhtur ekipin mysafir me rezultat 6-1.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 44-të.

Krasniqi realizoi nga pika e bardhë, ndërsa ishte ndër më të mirët në fushë.

Fitorja me rezultat të thellë 6-1, i jep komoditet Kedah-ut për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Exit mobile version