Driton Krasniqi, kapiteni i Prishtinës nuk pret se gjërat do të ndryshojnë shumë në futbollin kosovar deri në pranimin e plotë në arenën ndërkombëtare.
Kapiteni i bardhekaltërve është i mendimit se futbolli kosovar është në fazëne mbijetesës. “Vështirë se do të ketë një zgjedhje të qëndrueshme për futbollin kosovar dhe problemet e tij deri në pranimin e plotë në organizmat ndërkombëtar, FIFA e UEFA”, tha Krasniqi për Sporti1.
Ai megjithatë shpreson se në janar do të merret vendimi i pritur që përfaqësueset dhe klubet e Kosovës të kenë të drejtën e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare pa asnjë kufizim. “Shpresoj se do të gjendet marrëveshja në janar me FIFA-në që Kosova dhe klubet të kenë të drejtën e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare pa asnjë kufizim”, tha ai.
Kapiteni tha se skuadra bardhekaltër për stinorin e ri do të ketë takimin e parë më 6 janar, ndërsa e pranon se ekipin e pret një punë e madhe në pranverë. “Epërsia që kanë skuadrat në krye të renditjes nuk është e paarritshme, ka edhe mjaft ndeshje, besoj se me një angazhim të përgjithshëm do të kemi një paraqitje të mirë në pranverë”, tha ai. /Sporti1/Telegrafi/