Ka vazhduar shkëlqimi i Liridon Krasniqit në Malajzi.
Mesfushori nga Kosova ka arritur të shënoj edhe një gol tjetër në elitën e futbollit në Malajzi.
Kedah ishte mysafir tek Selangor dhe arriti ta fitonte ndeshjen 1-2.
Ishte minuta e 52-të e ndeshjes, kur Krasniqi u shërbye mirë në zonë dhe me një goditje të saktë mposhti portierin vendas.
Goli ndaj Selangor ishte i shtati në 10 ndeshje këtë edicion për Liridonin.
Përveç shtatë golave, Krasniqi ka arritur të bëjë edhe katër asistime të tjera.
Kësisoj Krasniqi i ka dërguar edhe një sinjal Përfaqësueses së Kosovës se meriton ftesë.
Më parë Krasniqi nuk është ftuar nga Albert Bunjaku ndërsa tani të njëjtën gjë po e bën edhe zvicerane Bernard Challandes.
Kujtojmë që Krasniqi ka qenë ndër lojtarët e parë që ka pranuar të luaj ndeshjet miqësore me Kosovën. /Telegrafi/