Kështu, drejtuesit e KB Kastrioti janë deklaruar se kanë shkarkuar trajnerin Blerim Krasniqi, i cili në anën tjetër thotë se për këtë ka dëgjuar vetëm në mjetet e informimit dhe se ende nuk ka marrë asnjë vendim.
“Nga mediet mora vesh se kinse jam shkarkuar për shkak të kushteve të vështira financiare të KB Kastriotit. Mirëpo, unë kam një kontratë deri në fund të edicionit dhe ndihem si trajner në këtë skuadër. Unë nuk kam marrë asnjë vendim për shkarkim dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë pres vendimin nga ata që më kanë shkarkuar”, tha Blerim Krasniqi. /Zëri/Telegrafi/