Site icon Telegrafi

Krasniqi: Nisma do ta ndryshojë qeverisjen në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se Nisma e kërkon mbështetjne në Malishevë për ta ndryshuar qeverisjen në Kosovë.

Ai ka kërkuar mbështetjen e gjithë qytetarëve të Kosovës për një të ardhme të mirë për shtetin.

“Në këto zgjedhje duam ta kemi mbështetjen tuaj për ta ndryshuar qeverisjen e Kosovës. Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga mashtrimet e përditshme dhe të përvitshme që iu bëhet atyre. Njerëzit e Kosovës kërkojnë njerëz të fjalës dhe ata njerëz janë te Nisma për Kosovën”, ka thënë ai.

Exit mobile version