Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se do të udhëtojë për vizitën zyrtare në Washington e Bruksel.
Kjo pasi gjatë javës së ardhshme do të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë.
Lideri i opozitës ka thënë se situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.
“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë”.
“Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne”, shkroi Krasniqi në Facebook.