Infektologu Valbon Krasniqi, ka njoftuar se nga nesër (e hënë), pacientët nuk do të presin më për kryerjen e Rezonancës Magnetike.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
“Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është arritur të eliminohet në tërësi lista e pritjes”, ka shkruar Krasniqi.