Telegrafi

Krasniqi nga LDK: Qytetarët e ndëshkuan partinë në pushtet në shumicën e komunave  

Deputetja Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha sot në Kuvendin e Kosovës se janë bërë afro 9 muaj prej kur Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet dhe sipas saj thuajse asnjë vendim nuk e kanë marrë në përmirësimin e  jetës së qytetarëve.

Ajo tha se kjo qeveri nuk e ka mendjen te qytetarët, por te pushtetit.

“Qytetari ju ndëshkoi në shumicën e komunave, madje edhe në ato ku keni qeverisur deri tani duke e kthyer votën te LDK-ja”, tha ajo.

Krasniqi më tej theksoi se si pasojë e rritjes së çmimeve të produkteve në vend është vështirësuar jeta e qytetarëve. /Telegrafi/