Lideri i PDK-së Memli Krasniqi të mërkurën ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Bashkë kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës.
“Sot, në takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, duke diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës, shpreha shqetësimin për potencialin e përshkallëzimit të situatës atje”.
Tutje bëri të ditur se u bisedua edhe për procesin e reformës zgjedhore në Kuvendin e Kosovës.
“Duke i uruar festat e fundvitit, ambasadorin Davenport e falënderova për konstruktivitetin dhe kontributin e tij për shtetin dhe shoqërinë tonë!”, ka shkruar Krasniqi.