Site icon Telegrafi

Krasniqi: Në Republikën e Kosovës nuk ka vend për asnjë institucion paralel

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se në Republikën e Kosovës nuk ka vend për asnjë institucion paralel.

Krasniqi në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se kjo është përgjigja më adekuate për këtë çështjen.

“Përgjigja që nuk ka vend për asnjë institucion paralel në Kosovë është përgjigja adekuate për institucionet paralele.

Ato janë institucione të Serbisë që funksionojnë jashtë juridiksionit ligjor dhe kushtetues. Nuk ka hapësirë për asnjë institucion paralel të kujtdo qoftë në Republikën e Kosovës”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se autoritetet kosovare kohë më parë kanë mbyllur disa prej këtyre institucioneve që kryesisht vepronin në veri të vendit.

E fundit që u mbyll ishte komuna paralele e Skenderajt, në të cilën lëshoheshin dokumente ilegale të falsifikuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version