Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Arberie Nagavcin për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, LDK ka propozuar Kujtim Gashin, si dhe PDK ka propozuar Memli Krasniqin.
Të tre deputetët kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, Sllavko Simiq dhe Fikrim Danka, nga komunitetet, janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, më herët, me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime në seancën e sotme plenare, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.