Site icon Telegrafi

Krasniqi: Ministria e drejtuar nga NISMA mbështeti 60 biznese dhe u krijuan 800 vende të reja pune

Kandidati i NISMA-s për deputet, Vesel Krasniqi, ka thënë se koalicioni i drejtuar nga NISMA në qeverisje buxhetin e Kosovës do ta dërgojnë në 3.5 miliardë euro.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se parashikimet e NISMA-s janë që do të ketë rritje të zhvillimit ekonomikë deri në 6.5% në baza vjetore.

Ai ka thënë se programi i NISMA-s nuk parasheh ndërtim të autostradave.

“Jemi në një stad tjetër. Autostradat kryesore janë përfunduar. Autostradat tjera janë më pak të rëndësishme dhe marrin kosto të mëdha”.

Kandidati i NISMA-s për deputet ka thënë se do t’iu krijojnë kushte më të mira investitorëve të huaj dhe vendor për investime.

Sipas tij ministri i Nismës që ka drejtuar këtë resor ka bërë punë të mëdha duke mbështetur bizneset e vogla e të mesme.

“Janë mbështetur 63 biznese duke u krijuar rreth 800 vende të reja të punës. Pra për të përfituar grante ka qenë kriter punësimi i disa punëtorëve”, tha Krasniqi./Telegrafi/

Exit mobile version