Site icon Telegrafi

Krasniqi me mesazh për qytetarët: Festoni në shtëpi që të festojmë bashkërisht në të ardhmen e afërt

Drejtori i Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi tha sot pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti se vetëm zbatimi i masave nga qytetarët do të mundësojë mjekëve ta kenë më të lehtë punën dhe do të mundësojë uljen e kurbës së të infektuarve.

Krasniqi apeloi qytetarët që sot të festojnë në shtëpi, të mos ketë vizita nëpër familjarë në mënyrë që në të ardhmen e afërt të mund të festojnë bashkërisht, raporton Telegrafi.

“Ne prezantuam situatën reale të cilën e kemi, veprimet që kemi ndërmarrë për të krijuar kapacitete shtesë me shtretër dhe veprimet që kemi ndërmarrë po ashtu për të shtuar numrin e personelit mjekësor…. E njoftuam kryeministrin Hoti edhe me sfidat nëpër të cilat po kalojmë sa i përket menaxhimit klinik të rasteve… Vazhduam të kërkojmë mbështetjen dhe të gjejmë forma tjera të motivimit shtesë të punëtorëve shëndetësor”, tha kreu i SHSKUK-së.

Ai tha se vetëm zbatimi i plotë i masave nga qytetarët do të mundësojë punë më të lehtë për mjekët dhe uljen e kurbës së të infektuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version