Telegrafi

Krasniqi merr raportin e punës së AKP-së

Me këtë rast, Asanaj, ia dorëzoi kreut të legjislativit, Krasniqi, Raportin vjetor të AKP-së për vitin 2010.

Gjatë bisedës udhëheqja e AKP-së theksoi nevojën e plotësimit dhe ndryshimit të ligjeve që kanë të bëjnë me AKP-në. Këto projektligje parashihen edhe me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Kosovës për vitin 2011, ndërsa inkorporohen edhe në Programin e punës së Kuvendit të Kosovës.

Dino Asanaj shprehu gatishmërinë e udhëheqjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që të jenë pjesëmarrës gjatë shqyrtimeve të këtyre projektligjeve në komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi, theksoi se edhe komisionet parlamentare do të bashkëpunojnë edhe më shumë më AKP-në gjatë shqyrtimit parlamentar të këtyre projektligjeve. /Telegrafi/