Site icon Telegrafi

Krasniqi merr përkrahjen për pjesëmarrje në Rio

Xhudistes Distria Krasniqi i janë rritur ndjeshëm gjasat që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ngjarjen më të madhe sportive.

Distria në Olimpiadën që mbahet në muajin gusht nuk do të jetë pjesëmarrëse me normë të fituar, por ka gjasa të mëdha që të marrë ftesë.

Në fakt, ajo është njëra prej gjashtë sportistëve kosovarë që kanë konkurruar për ftesë të veçantë, e para në ranglistë, ndërsa gjasat i janë shtuar pasi për të ka vendosur edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), shkruan kohaditore.

Përkrahja e IJF-së për kërkesën e Krasniqit nuk është garanci e plotë se ajo do të marrë ftesë, por mund të jetë vendimtare.

Exit mobile version