Krasniqi pasi e priti Majlindën në aeroport, mbajti konferencën për shtyp ashtu siç ishte paralajmëruar, ku ai u shpreh se do të kërkojë nga presidentja që ta nderojë Majlindën me medaljen si sportiste e merituar.
“Sa herë e kemi pritur Majlindën në Kosovë, na ka gëzuar, por tani na ka gëzuar më shumë sepse e ka fitaur kampionatin botëror dhe e ka sjellë medaljen e artë në shtëpi”.
“Kjo është shumë inkurajuese për të gjithë shqiptarët dhe sportistët shqiptarë për të vazhduar me suksese të tilla në të ardhmen. Unë ndihem jashtëzakonisht i nderuar që kam bashkëpunuar me këto sportiste dhe dua t’i rigarantoj për mbështetjen tonë”.
“Majlindën, ashtu siç parashihet në memorandumin e nënshkruar, do të përfitojë 40 mijë euro, ndërsa trajneri i saj do të përfitojë 20 mijë euro”.
“Kam vendosur që në kompetencat e mia t’i propozoj presidentes, Atifete Jahjaga, që ta nderojë Majlindën me medaljen e meritave. Do të jetë medalja e parë për një sportist të gjeneratës së saj”, ka deklaruar Krasniqi. /Telegrafi/