Liridon Krasniqi ka vazhduar me suksese në kampionatin e Malajzisë.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës po luan me mjaft sukses në kampionatin e Malajzisë dhe së fundmi ka marrë edhe një çmim tjetër.
24-vjeçari nga Vitia është shpallur futbollisti i muajit mars në Malajzi falë paraqitjeve fantastike.
Në katër ndeshje gjatë muajit mars, skuadra e Krasniqit, Kedah ka arritur tri fitore dhe ka barazuar në një takim tjetër.
Në këto katër takime Liridoni ka kontribuar me katër asistime gjë që bëri që ai të zgjidhet lojtari i muajit mars. /Telegrafi/