Site icon Telegrafi

Krasniqi, LDK-së: Nuk është etike lidhja e gjuajtjes me armë të Dardan Gashit, me humbjet e jetëve të personave nga plumbat qorr

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se ka një dozë dramatizimi nga ana e LDK-në, në lidhje me gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Ai i ka pyetur anëtarët e grupit parlamentar të LDK-së, se a mund të garantojnë se asnjëri prej tyre nuk ka gjuajtur ndonjëherë me armë, në raste të festave dhe gëzimeve familjare.

“Përndryshe sikur të jenë serioz propozuesit, a mundemi me garantu krejt grupi parlamentar i LDK-së që asnjë anëtar i tyre nuk e ka bërë të njëjtën gjë ne njërin nga gëzimet ku ata kanë marrë pjesë”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas tij, ndërlidhja e rastit të gjuajtjes me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi me rastet tragjike kur qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën nga plumbat qorr, nuk është etike. /Telegrafi/

Exit mobile version