Site icon Telegrafi

Krasniqi: Lajmi për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli na ka mërzitur shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjes Pacolli dhe Visoka pas humbjes së jetës së tre anëtarëve të kësaj familje ku vetura e tyre ra në lumin Lepenc, pas një aksidenti në Maqedoninë Veriore.

Krasniqi ka thënë se ky lajm ka mërzitur të gjithë, ndërsa të mbijetuarit, Shkëlqimit i ka uruar shërim.

“Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve. Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij. Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc”, ka shkruar Krasniqi./Telegrafi/

Exit mobile version