“Ky është vetëm fillimi, pasi që të njëjtën gjë e kam bërë edhe me Prishtinën. Realisht jam mbrojtës, por e kam edhe instiktin të shënoj. Këtë do të kërkoj ta bëj edhe me Partizanin dhe ta ndihmoj ekipin drejt arritjes së objektivave”, tha Krasniqi, i cili këtë verë u transferua në radhët e Partizanit, së bashku me katër bashkëlojtarë të tjerë nga Prishtina. E sipas tij qëllimi i vetëm i Partizanit këtë sezon është të kapë një vend që mundëson daljen në Evropë.
“Minimumi i Partizanit këtë sezon është të sigurojë një vend në Evropë, pasi që e meriton këtë si klub dhe tifozët që ka, pasi që ata janë lojtari ynë i 12-të. Në do të bëjmë të pamundurën që t’i gëzojmë ata, e kjo është një përfaqësim në Evropë”, shtoi mbrojtësi prishtinas. Partizani “kosovar” e ka filluar me fitore edicionin e ri futbollsitik në Shqipëri duke mposhtur 2:0 Kastriotin në Krujë, derisa në javën e dytë takohet me Laçin. /Zëri/Telegrafi/