Site icon Telegrafi

Krasniqi: Ky mentalitet sanksionues ndaj mësimdhënësve nuk është parë e as dëgjuar në Kosovë që nga koha e okupimit serb

Foto: Arkiv

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pasi ministri i Financave Hekuran Murati njoftoi se grevistëve nuk do t’u paguhet paga e plotë, duke thënë se me një veprim të tillë qeverisja Kurti po e hakmerret ndaj mësimdhënësve e shërbyesve civilë, të cilët po kërkojnë një jetë të dinjitetshme.

Përmes një shënimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se qeverisja Kurti është treguar e paaftë për të adresuar sfidat socio-ekonomike të qytetarëve dhe si rezultat i kësaj po lëshohet në vendime arbitrare sikurse ajo e ndalesës së pagës për grevistët.

“Ky mentalitet sanksionues ndaj mësimdhënësve tanë nuk është parë e as dëgjuar në Kosovë që nga koha e okupimit serb dhe masave të dhunshme të viteve ’90”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, ministri Murati është dashur të dalë me

Lexo po ashtu Murati: Shkaku i grevës në sektorin publik, bëhet ekzekutimi i pjesshëm i pagave

“Por, ai doli për ta luajtur rolin e ndëshkuesit, ndëshkim me të cilin regjimi i Albin Kurtit po demonstron vullnetin për t’u hakmarrë ndaj atyre që refuzojnë t’i nënshtrohen dhe të mbyllin gojën, sytë dhe veshët përballë kësaj situate të rëndë. Me këtë qasje, qeverisja depresive e Albin Kurtit, po provon ta grabisë në mënyrë represive të drejtën e mësimdhënësve e shërbyesve civilë për të jetuar dinjitetshëm. Kjo e drejtë nuk mund t’iu mohohet as mësimdhënësve, as askujt tjetër. Prandaj, zgjidhje është dialogu e jo hakmarrja”, ka thënë Krasniqi.

AI kërkon nga Qeveria Kurti që të përmbushë obligimet ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë dhe jo masa ndëshkuese për mësuesit në kohën kur Kosova është duke e përjetuar situatën më të rëndë të pasluftës, për shkak të inflacionit enorm, reduktimeve të ashpra të energjisë, rritjes masive të çmimeve, papunësisë në rritje, ikjes së të rinjve dhe mungesës së investimeve publike.

“E përderisa qytetarët pyesin se ku është qeveria për të ndërmarrë veprime lehtësuese, qeveria vepron me masa hakmarrëse ndaj mësimdhënësve e shërbyesve civilë, duke ua ndalë pagat për shkak të grevës”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi/

Exit mobile version