Telegrafi

Krasniqi: Komisioni të cilin Haradinaj e shkarkoi, ishte pa mandat

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar shkarkimin e Komisionit për matjen e territorit nga ana e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

“Komisioni ka qenë pa mandat. Anëtarëve të Komisionit, nga ajo sa e di unë, atyre iu ka skaduar mandati dhe është e drejta e Qeverisë që të zgjedhë anëtarët e Komisionit”, tha Krasniqi.

Këto komente Krasniqi i bëri në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, ku shtoi se “do të bëhet një punë e duhur për të përfunduar procesin e ratifikimit të demarkacionit”.

Me shkarkimin e këtij komisioni është emruar Komisioni i ri për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, kryesues i të cilit është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Shpejtim Bulliqi.